Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (3/229)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Unë i përkas atyre që ndalojnë rreptësisht të shpallurit një individ të jetë kafir, mëkatar apo të pabindur. Ata që rrinë me mua e dinë këtë. I vetmi përjashtim është në qoftë se e di se personit i ka arritur argumenti nga shpallja, i cili e bën kundërshtuesin e tij të bëhet kafir, mëkatar apo të pabindur. Unë pohoj se Allahu (Te ala) i ka falur gabimet e këtij umeti. Këto gabime përfshijnë çështjet e besimit dhe të dispozitave të fikhut. Selefët kurrë nuk u ndalën nga të konfrontuarit mes veti lidhur me këto çështje, por megjithatë, ata nuk deklaruan njëri-tjetrin të jenë kufarë, mëkatar apo të pabindur.”
”E kisha zakon që ti shpjegojë disa transmetime nga Selefët dhe imamët në të cilat ata e shpallin personin që thotë këtë dhe atë të jetë kafir, dhe se kjo është e vërtetë. Megjithatë, duhet të bërë dallimin midis një gjykimi të përgjithshëm, dhe të një individi.”
”Të shpallurit dikë si kafir i përket kërcënimit. Edhe në qoftë se është një fjalë që përgënjeshtron të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem), duhet ditur se personi në fjalë mund të jetë ai që sapo ështe bërë musliman, apo se është rritur shumë larg në shkretëtirë. Personi i tillë nuk do të deklarohet të jetë kafir për të atë që ai mohon, derisa ai të mëson të vërtetën. Gjithashtu, mund të jetë se personi në fjalë nuk i ka dëgjuar këto tekste. Përveç kësaj, ai mund ti ketë dëgjuar ato pa i konsideruar ato të jenë autentike ose që ato të jenë kundërshtuar nga diçka tjetër, e cila ka kërkuar që të bëhet një interpretim edhe në qoftë se ai është gabim. ”