Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (11/62)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Hibani ka thënë:
“Ibrahim bin Jusuf shfaqi Irxhanë, por fshehu Sunnetin. E dëgjova Ahmed bin Muhammedin duke thënë: E kam dëgjuar Muhammed bin Davud el-Fu’in duke thënë:
“Jam betuar në Allahun që të mos shkruaj hadithet nga askush tjetër përveç atij që thotë se besimi përbëhet nga fjala dhe vepra. I tregova për këtë Ibrahim bin Jusufit i cili tha: “Atëherë shkruaj prej meje, unë besoj se besimi përbëhet nga fjala dhe vepra”.
Ai i përkiste Imamëve të Hanefive.
Muhammed bin Muhammed bin es-Siddik ka thënë: E kam dëgjuar atë duke thënë:
Kurani është fjala e pa krijuar e Allahut. Ai që thotë se ai është i krijuar është kafir. Ai që nuk e shprehë këtë është Xhehmi.”