Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibrahim el-Harbi ishte burrë i vërtetë

Imam Ebul-Husejn Muhamed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Tabakat-ul-Hanabilah (1/219-220)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ibrahim el-Harbi ka thënë:

“Kur isha i sëmurë nga ethet kurrë nuk jam ankuar te nëna ime, motra, gruaja apo vajzat e mia. Një burrë i vërtetë është ai që i mban për vete shqetësimet e tij pa e shqetësuar familjen. Për 45 vite kam vuajtur nga migrena pa i treguar askujt për këtë. Për 20 vite kam parë vetëm me një sy pa i treguar askujt për këtë. Për 30 vite kam jetuar me dy bukë të holla, nëse nëna ime ose motra mi sillte ato, unë haja prej tyre, përndryshe qëndroja i uritur dhe i etur deri të nesërmen. Sot e ha gjysmë buke të hollë në ditë dhe 14 hurma nëse janë të llojit të mirë dhe rreth 20 copa nëse janë të llojit më pak të mirë.

Shpërndaje: