Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ideologjia e Ikhuanu Musliminëve nuk është e bazuar në Kuran dhe Sunnet

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fetaua Xhuddeh, (27) 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur isha në Siri, isha i afërt me Ikhaunu-Musliminët sikur të isha një prej tyre. Unë i thërrisja në Kur’an dhe Sunnet dhe disa nga ata e pranonin dauen time. Disa prej tyre ishin …

dhe Zuhejr esh-Shauejsh, por ata u ngadhënjyen nga Hizbiztë. Ata nuk thërrasin në Kuran dhe Sunnet. Ata besojnë se thirrja në Kuran dhe Sunnet i përçan njerëzit. Në të vërtet, kjo thirrje i përçan njerëzit sepse ajo e ndan të vërtetën nga e kota dhe ndan midis atyre që e kanë gabim dhe atyre që e kanë të saktë. Kjo është diçka e patjetërsueshme, po ashtu ky është qëllimi i vetëm i dërgimit të të Dërguarit, Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Prandaj, unë jam i gëzuar për hadithin që transmetohet në Sahihun e Buhariut, në të cilin thuhet:

“Disa engjëj flisnin për Profetin salAllahu alejhi ue selem kur ai ishte duke fjetur dhe e përshkruanin atë si ‘Muferrik’ (Përçarës).”

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ishte një Përçarës ngase e përçau (ndau) të vërtetën nga e kota. Ky grup për shkak se idetë e tyre nuk i kanë të bazuara në dije, e luftojnë dijen. Ata janë të njëjtë sikurse Xhemati Teblig, ngase kur ju jeni me ta dhe bisedoni vetëm për temat që ata i trajtojnë, siç është: butësia, vjedhja, përgojimi… etj, ata do të jenë të kënaqur me juve. Por, nëse ju flisni rreth Teuhidit dhe Sunnetit, dhe po ashtu paralajmëroni kundër bidateve, ata thonë se tema është e ndjeshme dhe se nuk duhet të flasim për gjëra të tilla.

Shpërndaje: