Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Idhujtarët të cilët nuk kishin profet

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (2/254)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً

”Ne nuk ndëshkojmë përderisa të dërgojmë të dërguar (për të udhëzuar e këshilluar).” 17:15

Me sa duket idhujtarët të cilët nuk kishin profetë janë të arsyetuar në këtë jetë, ndërsa në ditën e gjykimit, Allahu do t’i sprovojë duke i urdhëruar që të hyjnë në zjarr. Ai që zgjedh të hyjë në të, në të vërtetë hynë në xhenet sepse ai do të kishte besuar në të dërguarit nëse ata do t’i kishin ardhur atij në jetën e kësaj bote. Dhe ai që refuzon të hyjë në të, do të futet dhe do të dënohet në të sepse ai do të kishte përgënjeshtruar të dërguarit nëse ata do t’i kishin ardhur tek ai në jetën e kësaj bote. Allahu e di se çfarë ata kishin vepruar nëse ata kishin përjetuar të dërguarit.

Shpërndaje: