Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ihja et-Turath dhe Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik janë Hizbijun

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Daveti i shoqatës Ihja et-Turath, që udhëheqet nga Abdurr-Rrahman Abdul Khalik, është davet i hizbive. Asaj nuk i intereson përhapja e fesë dhe thirrja në fe. Asaj më së shumti i intereson për ti bërë njerëzit për vete. Njëri prej tyre tha: – Dhe unë e bëj hamd Allahun për këtë – thirrja e tyre nuk do të zë vend në Jemen për derisa Mukbili është i pranishëm. Kjo është e saktë. Ai e ka kuptuar të vërtetën rreth tyre. Me sa shumë para që kanë ardhur! Është sikur ato janë hedhur në pus. Përkundër të gjitha të metave të saj, ata ishin thirrje Selefite në fillim. Më pas, ka pasur konflikte mes tyre dhe Ikhuan el-Musliminëve. Shejkh el-Albani e mbronte Abdurr-Rrrahman Abdul Khalikun, kur ai ende nuk e kishte shfaqur hizbijen e tij.

Shpërndaje: