Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I mbrojti sahabët dhe Allahu e nderoi me varrim pranë tyre

Shejkh Ibrahim El-Muhejmid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu e mëshiroftë shejkun Ihsan Ilahi Dhahir. Kur i thanë atij: “Pasha Allahun, rafidat (shiitët) po të kërkojnë ty”.

Ai tha: “Do ta takoj Allahun pasi që të ekspozojë besimet e tyre të cilat janë më të këqija sesa besimet e jehudëve dhe të nasarave.”

Ajo që e bënte të dalluar (veçant) Ihsan Ilahi Dhahirin ishte se ai citonte nga librat e tyre. Këtë e kam bërë edhe unë në librin ”Historia e plotë”. Nuk kam cituar veçse nga khuarixhët e kësaj kohe. Ihsan Ilahi Dhahir citonte dhe përmendte emrin e librit, datën e botimit, numrin e faqes, emrin e autorit dhe emrin e shtëpisë botuese. Ai madje ekspozoi disa nga besimet më të neveritshme të rafidave, citoi nga librat e tyre se Umeri -radijAllahu anhu- kishte një sëmundje që mund të shërohej vetëm me spermën e burrave, kjo është ligësia e këtyre rafidave.

Kur ai ekspozoi librat e tyre rreth 40 vite më parë ose 35 vite më parë, u ngritën rafidat dhe thanë se Ihsan Ilahi Dhahiri po përçanë muslimanët.

Ai u përgjigj: ”Jam i gatshëm t’i djeg librat e mia me një kusht.”

Ata i thanë: ”Të gjitha kushtet e tua i pranojmë.”

Ai tha: ”Hidhni poshtë vetëm një rresht nga ajo që kam cituar.”

Ata u përgjigjën: ”Jo, ti ke mbledhur çdo gjë nga burimet tona dhe nga librat tanë dhe ia ke paraqitur njerëzve.”

Mehdiun të cilin rafidat e besojnë nuk është sikurse Mehdiu të cilin ne e besojmë. Sipas tyre ai do të dalë dhe do të shkojë në xhaminë e profetit (në Medinë), do të nxjerrë Ebu Bekrin dhe Umerin nga varret e tyre, do t’i vendosë mbi trungje palmash dhe do të godasë Ebu Bekrin me 70 goditje, pastaj Umerin me 70 goditje, pastaj përsëri Ebu Bekrin me 70 goditje, e më pas Umerin përsëri me 70 goditje, e kështu me radhë.

Shejk Ihsan Ilahi Dhahiri na thoshte në qytetin e Xhedës para 40 viteve: ”O njerëz, mjaft!” Po jo, urrejtja e mexhusëve mbetet në zemrat e tyre.”

Ky është Mehdiu i shiitëve mexhusë.

Ne Ehli-Sunneti dhe Xhemati e konsiderojmë Ihsan Ilahi Dhahirin dëshmor, rafidat e vranë atë. Ishte një mbledhje e dijetarëve të sunnetit, dijetarëve të Ehli Hadithit në Pakistan. Ata dërguan një vazo me lule nga fundi i xhamisë, dhe njerëzit e kalonin vazhdimisht deri sa vazo arriti skenën ku ishin një grup dijetarësh të Ehli-Sunnetit, dijetarë të hadithit në Pakistan. Vazoja shpërtheu dhe u vranë një numër dijetarësh të sunnetit në atë incident. Sa i përket Ihsan Ilahi Dhahirit, Allahu dëshiroi ta nderonte para vdekjes së tij. Ai nuk vdiq menjëherë, por pësoi plagë të rënda. Sheikh Abdul-Aziz bin Bazi ndërmjetësoi dhe dërgoi një avion mjekësor në Pakistan, dhe ai u soll në Rijad në spitalin e specializuar. Ai jetoi 27 ditë pas kësaj dhe ndërroi jetë, Allahu e mëshiroftë! Trupi i tij u soll këtu në Medinë dhe  ia falën namazin e xhenazës dijetarët tanë të mëdhenj dhe nxënësit e dijes. Ishte një ditë për t’u dëshmuar, varreza Baki u mbush, rrugët përreth haremit u mbushën të gjitha. Betohem në Allahun, ky është një nder për Ihsan Ilahi Dhahirin, një burrë nga joarabët që kaloi tërë jetën e tij duke mbrojtur sahabët.

Ai na thoshte në ligjëratat e tij: ”Ngrihuni dhe mbroni nënën tuaj, Aishen. Ju arabët jeni më parësor sesa ne joarabët për ta bërë këtë.”

Ai gjithashtu thoshte: ”Betohem në Allahun, unë ia kam kushtuar veten ekspozimit të këtyre rafidave, dhe jam i gatshëm të shkoj kudo në botë, nuk kërkoj asgjë përveç biletës së udhëtimit, nuk dua asgjë tjetër nga qendrat Islame.”

Ai jetoi tërë jetën e tij duke mbrojtur sahabët, u plagos në Pakistan, pastaj u soll këtu dhe u varros pranë shokëve të të dërguarit të Allahut ﷺ. Ne shpresojmë që ai të jetë dëshmor.

Shpërndaje: