Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ikhuanët bashkëpunojnë me Rafidat

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Është e mjaftueshme të dimë se Vëllazëria Muslimane është në devijim për shkak të bashkëpunimit të tyre me ShiatAta janë që e mallkojnë Aishen në një mënyrë që asnjë grua tjetër nuk është mallkuar, përkundrazi, ata e akuzojnë këtë grua të dëlirë, të sinqertë, në minberet e tyre dhe nuk fshihen më. Ata e akuzojnë për zina, vajzën e sinqertë (Aishen), bijën e të sinqertit (Ebu Bekrit).

Pastaj vijnë këta të pabesë (Ikhuanët) dhe bashkëpunojnë me ta, përkundrazi ata madje lavdërojnë Rafidat. Madje ata bashkëpunojnë me ta për të sulmuar tokat Islamike dhe për t’i copëtuar ato. Ky Kasim Sulejmani për të cilin ata tani pretendojnë se po qajnë, është një kriminel dhe nga kriminelët më të mëdhenj në këtë kohë. Ai lejoi derdhjen e gjakut të muslimanëve dhe unë nuk po them të mijëra muslimanëve, por përkundrazi, të miliona muslimanëve. Ky njeri u mobilizua nga Shiat Rafida për të vrarë dhe për të shkelur nderin e mijërave, madje përkundrazi, të miliona muslimanëve.

Kush janë ata që e lavdërojnë tani?

Këta mashtrues. Vëllazëria Muslimane dhe bishtat e tyre që janë përhapur në toka të ndryshme. Ky njeri, pas vdekjes së Khumeinit, mori rolin e tij për derdhjen e gjakut (të muslimanëve). Gjatë jetës së tij, Khumeini derdhi gjakun e miliona muslimanëve brenda dhe jashtë Iranit. Atij (Kasim Sulejmanit) iu caktua ky rol nga jehudët, që të vrasë muslimanët në emër të Islamit dhe në emër të familjes së profetit .

Familja e profetit është e pastër prej tij dhe prej atyre si ai dhe ata do të heqin dorë prej tij në ditën e ringjalljes, ata që me të vërtetë janë nga familja e profetit . Husejni (radijAllahu anhu) është i pastër prej tyre, prej veprimeve të tyre dhe prej besëtytnive të tyre. Ai asnjëherë nuk ka thënë që më bëni një vend të shenjtë, më adhuroni mua dhe më lutni mua përveç Allahut, më bëni mua të adhuruar. Betohem në Allahun, Husejni nuk është i kënaqur me këtë, betohem në Allahun, as i dërguari i Allahut nuk është i kënaqur me këtë sepse i dërguari i Allahut u dërgua me thirrjen në Teuhid (adhurimin vetëm të Allahut), ai nuk është dërguar për të thirrur në adhurimin e të vdekurve, veprimin e besëtytnive dhe bidateve.”

Shpërndaje: