“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ikhuanët janë nëna, kurse ISIS dhe en-Nusrah janë bijtë

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/12009

Date e fetvas: 30/10-1436 ose 15/8-2015

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Të njëjtën gjë mund të thuash në lidhje me të gjithë pasardhësit e nënës së Hauarixhëve, el-Ikhuan el-Muslimun. Ata janë baza dhe ëma e të gjitha këtyre grupeve. Këta pasardhës burojnë prej tyre.

Një prej tyre është rrjeti i Sejjid Kutubit nga viti 1385/1965. Sejjid Kutubi dhe pasuesit e tij janë produkt i tyre.

Prej tyre janë Xhema’at-ut-Tekfir uel-Hixhrah.

Një grup i tretë është Xhama’at-ut Tauakkuf uet Tabajjun.

Një i katërt është Xhama’at-ul-Xhihad.

Një i pestë është el-Xhema´ah el-Islamijjeh.

Grup i gjashtë janë grupi i Abdurr-Rrahmanit dhe pasuesit e tij.

Ata janë të gjitha prodhimet e tyre dhe ka qenë kështu derisa të vijë një metodë e re;Al-Kaidah. ISIS janë një nga pasardhësit e tyre. ISIS është djali i madhë dhe më i fortë ial-Kaidës në betejë sot. Pastaj vjen en-Nusrah. Ata janë të gjithë produkte nga al-Kaidah e cila është e penguar nga mira dhe e nxituar pas së keqes.

Të gjitha këto produkte vijnë nga rrjeti i Ikhuanu Musliminëve të Hasan el-Bennës. Ata janë mu sikurse Shejkh Hamid el-Faki -rahimahullah- ka thënë:

خوان المسلمين

Tradhëtarët e myslimanëve.”

Ata kanë tradhtuar Allahun Subhanehu ue Te ala dhe myslimanët dhe tani ju po i shihni frytet e tyre.

Nuk ka asnjë dijetarë në këtë sekt. As produktet e përmendura të Ikhuanu Musliminëve nuk kanë asnjë dijetarë. Të gjithë Ikhuanu Musliminët janë Tekfirca. Nuk ka asnjë përjashtim. Megjithatë, ata ndryshojnë në këtë. Ndoshta dikush mendon se unë jam gabim, por le ti referohemi librave të tyre. Kjo është në librat e tyre. Të gjithë bëjnë tekfir. Por disa mendojnë se duhet bërë rezistencë me anë të tekfirit ndërsa të tjerët fshehin tekfirin, por këtë e zëvendësojnë duke ritur rradhët e tyre. Ata duan të kenë shumë përkrahës për të vënë nën presion pushtetarët.

Ne e përjetuam këtë kohët e fundit. Dy vjet më parë demonstruan trathtarët myslimanë dhe marshuan në sheshin Mejdan dhe i frikësuan njerëzit duke treguar se ata janë të shumtë dhe të fortë. Kështu filloi strategjia e Hasan el-Bennës gjatë epokës së dytë pasi që ai ishte zbuluar dhe ishte vrarë. Libri ”Du’at la Kudat” 1 u botua dhe ata filluan të rekrutojnë njerëz që të jenë në gjendje për ti vënë nën presion qeveritë për të arritur qëllimet e tyre.

______________________________

1 Nga Hasan el-Hudhejbi.

Shpërndaje: