“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ikhuanu Musliminët nuk i përkasin Ehl-us-Sunnetit

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154534

Data e fetvas: 11/11-1436 ose 26/8-2015

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kan ardhur dy pyetje lidhur me Ikhuanu Musliminët. Njëri pyet nëse ata i përkasin grupit të shpëtuar, ndërsa një tjetër pyet se a i përkasin ata Hauarixhëve?”

Përgjigje: ”Ikhuanu Musliminët posedojnë devijime. Ata besojnë se janë në të drejtën dhe të gjithë të tjerët janë gabim. Argument i tyre është se themeluesi i tyre tha:

”Nëse dikush është me ne kështu siç jemi ne, atëherë ne jemi nga ai dhe ai është nga ne. Përndryshe, ne nuk kemi asgjë të bëjë me të.”

Kështu ai është shprehur në disa nga librat e tij të botuara. Ata posedojnë devijim, kanë bidate dhe etje për pushtet dhe një interes të fortë për arritjen e tij. Ata nuk i përkasin Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit që është Grupi i shpëtuar i cili pason atë që i dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij pasonin.”

Shpërndaje: