Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda ue-Nur nr. 51
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Unë e di që Hizb-ut-Tahrir dënon qeverinë parlamentare. Edhe Ikhuani Musliminët gjithashtu. Pse pra disa nga Hizbu-Tahrir ju bashkangjiten parlamentit? Pse veprojnë këtë edhe grupe prej Ikhuani Musliminëve? A e dini këtë? Cili është qëllimi i këtij grupi në qoftë se ato janë të përçarë mes veti. Kjo është diçka që ne e dimë nga Siria para se unë të zhvendosësha këtu. Së fundi jam pyetur rreth librave të Fik’hut. Unë ceka ca libra dhe prej tyre “Fikhu-Sunneh”. Ajo është shkruar nga Sejjid Sabik i cili është një prej më të mëdhenjëve nga Ikhuani Musliminëve në Egjipt. Ai i takonte rrethit më të afërt të Hasan el-Bennas. Ikhuani Musliminët janë perçarë në lidhje me librin dhe autorin. Është një grup këtu tek ne në Damask të cilët e studiojnë këtë libër në mësimet e tyre. Unë isha ai i cili i këshillova që ta veprojnë këtë. Po të shkosh tek Ikhuani Musliminët në Sirinë Veriore në Halab, ata thonë se është e ndaluar të mësohet nga ky libër pasiqë autori i tij është ”Vehabi”. Megjithatë të dy grupet i përkasin Ikhuani Musliminëve.
Ndërsa Hizbu-Tahrir dallojnë nga ato me një metodologji teorike në disa pyetje dhe jo në Islamin në tëresi.
Ikhuani Musliminët kanë ekzistuar për gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë vite. Ata ende nuk kanë prodhuar një dijetar tek te i cili mund të kthehen për t’ia shpjeguar një ajet, apo për t’ju treguar nëse një hadith është autentik apo i dobët, apo për t’ia sqaruar mosmarrveshjet e dijetarëve. Asnjë dijetar nuk ka dalur prej tyre! Çfar është atëherë dobia me këto thirrje dhe me këto grupe?