Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihaf nga-Tul-lab fq. 372
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i përdorimit të ilaçeve që përmbajnë alkool?
Përgjigje: Ata thonë se ka alkool në ilaç. Në qoftë se alkooli mbetet në ilaç dhe i ruan vetitë e tij, atëherë ilaçi konsiderohet të jetë i ndaluar.
Në qoftë se alkooli ka humbur veçoritë e tij apo është shpërbërë, apo ka humbur ndikimin e vet, nuk konsiderohet ilaçi i ndaluar. Megjithatë, nuk ka dyshim se më e sigurt është që të shmanget një ilaç i tillë.