“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ilaçi i dashurisë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/100)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai që goditet nga shigjeta e helmuar e Iblisit, domethënë dashuria, duhet të marrë antibiotikët/ilaçet vijues:

1 – Martesa. Kjo e zbut epshin dhe e dobëson ndikimin e dashurisë.

2 – Kujdesi i përpiktë ndaj namazeve ditore, lutjeve dhe kujdesi ndaj namazit të natës. Njeriu duhet të lutet me gjithë zemër dhe të jetë i kujdesshëm dhe të thotë vazhdimisht:

يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك يا مقلب القلوب ثبت قلبي على طاعتك

“O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në fenë Tënde. O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në bindje ndaj Teje.” [1]

Kur një person vazhdimisht bën këtë lutje dhe është i përulur ndaj Allahut, Allahu ia rrotullon zemrën e tij në atë çfarë ai i lutet.

3 – Qëndrimi larg nga shtëpia e asaj që e dashuron dhe t’i shmanget takimit me të në mënyrë që të mos dëgjojë asgjë prej saj.


1 Ahmedi (2/173) dhe el-Hakim (4/321).

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram