“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ilahia “Ja Tajbeh , Ja Tajbeh” është shirk i madh

Shejkh Salih bin Sa’d es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Tani do të doja t’ju paralajmëroja ndaj një gjëje që mu kujtua. Tani pranë haramit (xhamisë së profetit ﷺ) shitet audio kaseta “Ja Tajbeh! Ja Tajbeh! (Oj Medine, oj Medine!)”

Ky është shirk! Po, ky është vetë shirku!

Po thërrisni Tajben (Medinën) përveç Allahut??

“Tajibeh është shërim për të sëmurin”

Kush është ai që shëron të sëmurët, Allahu apo Tajbeh (Medina)?

Pra, nëse i lutesh Tajbes që të shërojë, atëherë ti je idhujtarë! Kjo ilahi tani është përhapur madje edhe në mesin e fëmijëve, nëpër celular, dhe është përhapur gjithkund. Thuhet në audio kaseta: “Ja Tajbeh! Ja Tajbeh!” Këtu afër haremit. Pra kije frikë Allahun! Kujdesu për veten tënde! Disa njerëz vazhdojnë të përsërisin fjalë pa e ditur fare se ato përmbajnë kufër (mosbesim), nuk e dinë e as nuk e ndjejnë se këto fjalë janë kufër!

A janë të justifikuar apo jo tek Allahu ne nuk e dimë. Por ky veprim është shirk dhe ai është idhujtar, prandaj kujdes!

Shpërndaje: