Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani në lidhje me librin e Haualit ”Dhahirat-ul-Irxha” dhe Sururit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: http://alalbany.net/fatawa_view.php?id=6546

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për librin “Dhahirat-ul-Irxha fil-Fikr el-Islami”? Ju e keni komentuar vëllimin e dytë …”

Përgjigje: ”Po, unë e kam parë atë. Për më shumë se tridhjetë vite më parë, kur kam dhënë mësim në universitet (në Medine), isha ulur në një tubim të madh, kur unë u pyeta për Xhematin Teblig. Unë thashë se ata janë Sufitë e kësaj kohe. Dhe tani them se ky grup i kësaj kohe (Grupi i Sefer el-Haualit dhe Selam el-Audes) që ka kundërshtuar Selefët – ose sikurse thoshte Dhehebiu: “Ata kanë kundërshtuar Selefët në shumë çështje” – ata janë Hauarixhët e kësaj kohe. Fjalët e tyre përputhen me të Hauarixhëve kur ata bëjnë Tekfir për shkak të mëkateve të mëdha. Unë nuk e di nëse kjo rrjedh nga pakujdesia e tyre apo nga plani i fshehtë, të cilën unë them duke u bazuar në fjalët e Allahut:

وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى

”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.” 5:8

Unë nuk e di nëse ata shprehimisht thonë se çdo mëkat i madh është mosbesim. Megjithatë, ata flasin gjatë gjithë kohës për disa mëkate të mëdha, ndërsa ata heshtin në lidhje me të tjerat. Prandaj unë mendoj se nuk mund të thuhet se ata janë Hauarixhë plotësisht, por vetëm nga kënde të caktuara. Kjo i takon drejtësisë që ne jemi urdhëruar.

Shpërndaje: