Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani paralajmëron Selefitë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)

Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ajo prej së cilës unë kam frikë është, se nëse ne do të futemi në diçka prej së cilës nuk do të kemi mundësi të dalim, do të na godas edhe ne ajo që i ka goditur dhe të tjerët përveç nesh, të cilët nuk kanë metodologjinë tonë apo të tjerë të cilët e kanë pasur metodologjinë tonë dhe më pas e braktisën atë, filluan të mbledhin sa më shumë njerëz, të formojnë organizata dhe gjëra të tjera.

Këto gjëra me të cilat ata u morën, i larguan ata nga qëllimi kryesor për të cilin janë krijuar njerëzit. Pra, u larguan nga qëllimi kryesor për shkak të së cilit janë krijuar dhe për të cilin u urdhëruan që ta realizojnë, si fjala e Zotit tonë të Lartësuar.

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

”Dije se nuk ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut.”

Them: Gjëja prej së cilës kam frikë është, se do të na godasë edhe ne ajo që i ka goditur edhe të tjerët përveç nesh. Për këtë shkak ne themi:

فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ

”Kështuqë, merrni mësim nga kjo, o ju largpamës.”

Unë them se gjithësecili prej nesh, në këto rrethana të vështira dhe të mjerueshme, është i obliguar që të thërras në fenë e Allahut të Lartësuar, gjithësecili sipas mundësive të tij. Mund të ndodh që një njeri nuk ka mundësi vetëmse të mësoi veten e tij, nëse ai e vepron këtë, Allahu nuk e ngarkon askë përtej mundësive që ai mund të bëjë. Kjo është ajo me të cilën obligohet ai.

Ose ka mundësi vetëm që të mësoi gruan e tij dhe më pas ai e mëson atë, në këtë rast ai ka vepruar atë për të cilën ai obligohet.

Ose… ose… dhe shembujt janë të shumtë, mesimi i fëmijëve, mësimi i nipërve dhe mbesave, mësimi i komshive, komshiu i afërt apo edhe ai që është larg etj.

Ata kanë pasuar, shembullin e gurit i cili hidhet në ujë jo të rrjedhshëm, nga i cili formohen rrathët (në ujë), më pas rrethi i dytë, i treti. Porse këto rrathë formohen shpejt. Ndërsa rrathët tanë kërkojnë shumë kohë të gjatë dhe shumë vite që të formohet rrethi i parë, i dyti derisa të vij rrethi i madh, pas së cilës nuk ka më ndonjë rreth.

Këtë na e ka thënë edhe Zoti i jonë i Lartësuar në fjalën e Tij:

هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ

”(Allahu) është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë.

Ndërsa sot, nuk mbizotëron feja Islame mbi të gjitha fetë e tjera, porse ajo që është e mundur sot, është që të përhapet Akidja Selefije dhe më e pakta, në disa individë të cilët i quajti i dërguari alejhi-selam ”të huajt”, të huajt. ”Të cilët janë të pakët dhe të drejtë në mesin e shumë njerëzve. Ata të cilët i kundërshtojnë janë më të shumtë se ata që i pasojnë. Ata janë ata të cilët e rregullojnë atë që njerëzit e kanë prishur.”

Shpërndaje: