Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam lexon gabim fatihanë, ”Ehdina siratal mustekim”, në vend se të lexojë ”Ihdina siratal mustekim”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (7 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ndodhë që një imam që e lexon suren el-Fatiha lexon ”Ehdina” në vend se të lexojë ”Ihdina”. Cili është gjykimi për tu falur prapa tij?

Përgjigje: Namazi është i pavlefshëm në qoftë se ai lexon ”Ehdina”, sepse kjo fjalë do të thotë ”na dhuro një dhuratë”. Bëhet një kuptim i ndryshëm. Ky imam duhet të lexoj në mënyrë të saktë. Përndryshe, ai duhet të lë dikë tjetër që ta udhëheq namazin.

Pyetësi: Ai thotë se ai e ka zakon të lexojë ”Ihdina” por mund të ndodhë që gjuha të thotë ”Ehdina”, por nuk e ka qëllimin ta lexojë kështu ”Ehdina”.

Përgjigje: Ai duhet të jetë i vëmendshëm dhe të lexojë në mënyrë të saktë.

Shpërndaje: