Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Uthejmin refuzon Adnan Arurin

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Cm_3wpxVlzg&index=2&list=PL4C2B4966B098A5B2

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: ”O Shejkh, cila është fjala juaj në lidhje me Shejkh Adnan Arurin?”

Përgjigje: ”Disa persona kanë folur në lidhje me të, porse unë nuk kam dije rreth tij, porse disa prej njerëzve kanë folur për të.”

Pyetësi: Po, për të ka folur Shejkh Feuzani, Shejkh el-Gudejan, Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad etj, pos tyre. Porse, o Shejkh a na këshillonë që të përfitojmë nga ai apo jo?”

Përgjigje: ” Të tre këta dijetarë (Shejkh Feuzani, Shejkh el-Gudejani, Shejkh Abbadi) tek ne janë të besueshëm.”

Pyetësi: ”Po ashtu edhe Shejkh Rabi kafolur në lidhje me ta.”

Përgjigje: ”Fjala e atyre tre dijetarëve është e besueshme tek ne.”

Pyetësi: ”A mos të dëgjojmë prej tij (Adnan Arurit) o Shejkh?”

Përgjigje: ”Urdhëro.”

Pyetësi: ”A mos ta dëgjojmë atë? Na këshilloni për mosdëgjimin e kasetave të tij”

Përgjigje: ”Sikur ata (Shejkh Feuzani, Shejkh el-Gudejan dhe Shejkh Abbadi) të më këshillonin mua unë do e kisha pranuar këshillën e tyre.”

Pyetësi: ”Allahu të shpërbleftë me të mira o Shejkh!”

Përgjigje: ”Kjo, sepse ata të tre janë dijetarë të besueshëm.”

 

Shpërndaje: