“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Informim i shkurtë në lidhje me akikën

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (17 A), min: 12.30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A mund të na informoni në lidhje me disa dispozita që kanë të bëjnë me akikën, si emërtimi i saj dhe koha kur bëhet ajo? A lejohet t’u jepet mishi të pasurve dhe jomuslimanëve? A është më mirë për ta shpërndarë atë, ose të bësh një gosti?

Përgjigje: Akika është sunet i fortë (muekked); dy dele theren për djalin dhe një për vajzën. Therja duhet të bëhet në ditën e shtatë. Hahet nga mishi i akikas, u shpërndahet të pasurve si dhuratë, dhe të varfërve si sadaka.

Pyetje: A është e lejueshme për të dhënë diçka prej mishit jomuslimanëve?

Përgjigjja: Jomuslimanit mund t’i jepet një pjesë prej saj përderisa as ai dhe as populli i tij nuk u bëjnë dëm muslimanëve. Allahu (Te ala) ka thënë:

لَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” 60:8

Allahu nuk e ndalon mirësinë ndaj tyre. Jepuni lëmoshë atyre. Nuk ka ndalesë për këtë.

Shpërndaje: