Imam Uthman bin Sa´id ed-Darimi (v. 280)
Burimi: Nakdhu Uthman bin Sa´id ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 396
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Të njëjtën gjë e pretendon kundërshtuesi, lidhur me fjalët e Allahut për Isa bin Merjem (alejhis-selam):
إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ
”Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai.” 1
dhe thotë:
“Guximtari pohon se:
كَلِمَتُهُ
”Fjala e Tij …”
do të thotë se ai u krijua me fjalët e Tij. Nëse ata pyetën për një rrugëdalje (me qenëse mohojnë se Allahu flet), ata nuk e bëjnë dot dhe fillojnë të flasin për Allahun sipas pëlqimeve të tyre. “I thuhet këtij kundërshtuesi: A ka nvojë kjo për shpjegim dhe rrugëdalje? Shumica e atyre që besojnë në Allahun e di se çfarë do të thotë, se kur Allahu dëshiron diçka:
أَن نَّقُولَ لَهُ كُن فَيَكُونُ
”… dhe vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet..” 2
Asaj që Allahu nuk i thotë “Bëhu!” ajo nuk ekziston. Kur Allahu i thotë “Bëhu!” diçkaje ajo bëhet. Kjo do të thotë se Isa u bë me vullnetin dhe fjalën e Allahut, e jo se Isai është fjala që erdhi nga Allahu. Isa pra është rezultat i fjalës së Tij. Fjala e Allahut “Bëhu!” nuk është e krijuar, po është e krijuar ajo që është krjuar me urdhërin e kësaj fjale. Ka një dallim në mes të shpirtit dhe të fjalës:
وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ
”Ishte fjalë e Tij që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai.”
Shpirti i cili u frye në të ishte i krijuar dhe u përzie me trupin, kurse fjala ishte prej Allahut, nuk ishte e krujuar dhe nuk u përzie me Isaun, por ai u bë me urdhërin e asaj fjale. Ajo erdhi me urdhër të Allahut, sado që ta urrenë këtë kudërshtuesi. Kjo është të kuptuarit tonë, dhe jo gënjeshtrat dhe kotësitë që ai i ka shpikur për ne.
_________________
1 4:171
2 16:40