“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

ISIS është edukuar nga shërbimet sekrete botërore

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

O ju njerëz! Kijeni frikë Allahun e Lartësuar ashtu siç duhet. O robër të Allahut! Ne po dëgjojmë dhe po shikojmë pamje dhe imazhe të keqia të këtyre krimeve të tmerrshme, të cilat rrjedhin nga shpirtëra të urryer dhe nga duar të këqia, të cilët janë armiq të islamit në çdo lloj mënyre.

Këto krime të mëdha përhapen nëpër media, i shikojnë ato njerëzit dhe informohen/shikojnë se çfarë ndodh në vendet islame prej atyre që pretendojnë islamin duke e vrarë, masakruar dhe shkatarruar njëri tjetrin.

Këto grupe kriminale dhe mëkatare të cilat përhapin shkatarrimin dhe e derdhin gjakun pa të drejtë dhe pa arsye të vlefshme, gjë e cila është padrejtësi dhe armiqësi dhe bindje ndaj armikut. Këto grupe janë edukuar nga shërbimet sekrete botërore, të cilat i japin rëndësi për të keqtrajtuar myslimanët dhe për të derdhur gjakun e tyre pa të drejtë.

Ata bëjnë krime që nuk i përballon dot nefsi i njeriut, krime të cilat të rrënqethin mishin, këto janë krime të mëdha, janë krime të sherrit dhe të belave. O ju mysliman! Kijini kujdes vetet e juaja.

Një çështje tjetër; Sheriati islam është i pastër nga këto sjellje të këqia. Allahu dhe i Dërguari i Tij janë të pastër nga këto sjellje të neveritshme, çdo mysliman nuk i pranon këto sjellje, i urren këto sjellje dhe besojnë se janë të devijuar ata që e lejojnë të derdhet gjaku i myslimanit.

O ti mysliman! Ata kanë vrarë (njerëz) të cilët faleshin dhe agjeronin, gjithashtu vrisnin edhe thënësin që thonte (shehadetin) se nuk ka të Adhurar tjetër me të drejtë i cili meriton të Adhurohet përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut. I vranë ata me padrejtësi dhe armiqësi.

Ka ardhur në një hadith se kur Usame Ibn Zejd donte të vriste një burrë prej jobesimtarëve, ai (jobesimtari) tha; “La Ilahe il-lallah”, porse ai (Usama) e vrau atë duke menduar se ai e tha atë fjalë që të shpëtoi nga vrasja dhe Profeti atëherë i tha atij:

“A e vrave atë pasi që tha La Ilahe il-lallah? Si do t`ia bësh me fjalën La Ilahe Il-lallah në ditën e kijametit? A ia hape ti atij zemrën?”

I gjithë ky paralajmërim për shkak të një vrasje, ndërsa ata (grupacionet) vrasin njerëz të pafajshëm dhe ia atribojnë atë gjë (vrasjet) islamit.

Një çështje tjetër është se këto vrasje/masakra e largojnë rregullin dhe qetësinë, janë armiqësi barbare, janë padrejtësi dhe humbje, janë shkatërrim i pronave dhe i vendeve dhe se çdo gjë në të (prona e vende) bëhet hallall (lejohet të veprohet) dhe i lehtësohet armiqëve të hyjnë në vendet islame.

Ata njerëz janë të dhënë pas çdo të keqe, sherri dhe katastrove.

O ti Mysliman! Më e madhe se këto gjëra (që ata veprojnë) është se ata i kanë mbuluar/ I mbulojnë krimet e tyre duke ia bashkangjitur krimet islamit dhe pretenduan se kjo është khilafeti islam apo dhe se është xhihad islam apo apo…etj.

I Lartësuar është Allahu! Si i orientojnë njerëzit tek kjo e kotë?! Ku është xhihadi i vërtetë dhe ku është islami? Ata nuk janë muxhahida porse janë njerëz të padrejtë dhe armiqësor, janë përdhunues, të devijuar dhe grabitës, të cilët vetëm stimulojnë armiqtë e islamit të cilët do t`i përdorin si mjet/arsye që të futen në vendet islame, me arsyen që t`i ndalojnë ata. Këtë e duan ata njerëz të devijuar, këtë e duan ata kriminelë!

O ju të rinj mysliman! Kijeni frikë Allahun për vetet e juaja, dhe kini kujdes qe të mos bashkoheni me ata njerëz apo të mendoni për ta mirë apo t`i ndiqni ata. Ata janë armiqtë e juaj dhe armiqtë e fesë suaj.

Mos mendoni se veprat e tyre janë të mira, pasi që të gjitha veprat e tyre janë të këqia, devijuese dhe të gabuara.

Këta njerëz janë shaktërrues të devijuar. Ne e lusim Allahun që ti pastrojë vendet myslimane prej tyre – Ai është i aftë për çdo gjë.

Shpërndaje: