Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Islami fillon të mbizotërojë kur kundërshtohet

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Xheuab es-Sahih li man badala Din-el-Mesih (1/61)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një nga arsyet më të mëdha se besimi dhe feja fillon të mbizotërojë dhe se shpalljet e të dërguarve të bëhen të qarta është kur ai kundërshtohet nga njerëzit shpifës. Allahu (Te ala) ka thënë:

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نِبِيٍّ عَدُوًّا شَيَاطِينَ الإِنسِ وَالْجِنِّ يُوحِي بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ زُخْرُفَ الْقَوْلِ غُرُورًا وَلَوْ شَاء رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ وَلِتَصْغَى إِلَيْهِ أَفْئِدَةُ الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ وَلِيَرْضَوْهُ وَلِيَقْتَرِفُواْ مَا هُم مُّقْتَرِفُونَ أَفَغَيْرَ اللّهِ أَبْتَغِي حَكَمًا وَهُوَ الَّذِي أَنَزَلَ إِلَيْكُمُ الْكِتَابَ مُفَصَّلاً وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُ مُنَزَّلٌ مِّن رَّبِّكَ بِالْحَقِّ فَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ صِدْقًا وَعَدْلاً لاَّ مُبَدِّلِ لِكَلِمَاتِهِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

”E edhe sikur t’ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t’u flitnin të vdekurit, t’u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte Allahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti). Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo profeti bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime. Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë). (Thuaj) A pos Allahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.” 6:112-115

Kur e vërteta kundërshtohet me dyshime, Allahu (Te ala) ngritë mesazhe të qarta që tregojnë të vërtetën dhe e mposhtin gënjeshtrën, duke ngritur argumente të qarta të së vërtetës,të cilat zbulojnë se sa të prishura që janë argumentet kundërshtuese.

Kur idhujtarët e përgënjeshtruan Kuranin dhe u përpoqën në çdo mënyrë për ta bërë të kotë, Kurani i sfidoi që ata të sjellin të ngjashëm me të, apo disa ajete apo vetëm një sure të vetme, ajo ishte një shkak e cila i bëri njerëzit e mençur që të kuptojnë paaftësinë e tyre megjithatë se ata bënë çdo gjë dhe kishin të gjitha mjetet. Po ta kishin pasuar atë p e kundërshtuar, paaftësia e tyre kurrë nuk do të vërehej.

E njëjta gjë ndodhi kur magjistarët e kundërshtuan Musain (alejhis-selam) dhe Allahu likuidoi magjinë e tyre. Kështu Allahu (Tabarak ue Te ala) sqaroi mesazhin e vërtetë të Musait (alejhis-selam).

Shpërndaje: