Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë emrat el-Muhji dhe es-Sittir dy nga emrat e Allahut?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (12 A), min: 32.15

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A janë emrat el-Muhji dhe es-Sittir dy nga emrat e Allahut?

Përgjigje: El-Muhji nuk është emër i Allahut. Emër i Allahut është emri El-Hajj. Ndërsa el-Muhji është një cilësi e vepër prej veprave të Allahut. Allahu (Te ala) ka thënë:

هُوَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ فَإِذَا قَضَى أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُن فَيَكُونُ

“Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.” 40:60

El-Muhji pra do të thotë ai që jep jetë. Kjo është një nga cilësitë e veprave të Allahut dhe jo emër.

Lidhur me emrin es-Sittir, është përmendur në një hadith2. Ndërsa autenticiteti i tij duhet të shqyrtohet së pari. Nëse ai është autentik, atëherë ai i përket emrit të Allahut. Besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se të gjithë emrat e Allahut që janë pohuar nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) pohohen si emra.

1 Ja’la tregoi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) pa një burrë duke u larë në një fushë të hapur dhe pa veshjen e poshtme. Më pas i dërguari u ngjit në minber, e bëri hamd dhe e lavdëroi Allahun. Pastaj

“Allahu (Azze ue Xhel) është i turpshëm dhe mbulon (Sittir) dhe e do modestinë dhe që të mbuloheni. Kur ndonjë nga ju lahet ai duhet të sigurohet që të mbulohet.” (Ebu Davudi (4011). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunnen Ebu Davud “(4011))

Shpërndaje: