Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nga Kina?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=jXB_1zgKGZI

Përkheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ekzistojnë dy fise në Kinë të quajtur Jexhuxhë dhe Mexhuxhë? Dhe a janë ata që profeti (salAllahu alejhi ue selem) i ka përmendur në hadithin e tij? Dhe nëse nuk janë ata, atëherë kush janë ata?

Përgjigje: Xhuxhët dhe Maxhuxhët janë dy grupe nga njerëzimi, në lindjen e largët që do të dalin në fund të kohës dhe është më e mundshme që ata të jenë nga ata që banojnë në Kinë dhe në zonat përreth, sepse ata janë nga lindja e largët dhe Dhul-Karnejni ngriti një pengesë mes tyre dhe popullit ashtu siç e përmend Allahu në Kuran në suren El-Kahf.

Ata janë nga fëmijët e Ademit dhe ata do të dalin në fund të kohës pas Dexhallit.

Pastaj Allahu do të dërgojë një sëmundje në qafat e tyre dhe ata do të vdesin, dhe kjo do të jetë në kohën e Isait (alejhi-selam), sepse kur të del Dexhalli, Allahu do ta dërgojë Isain (alejhi-selam) dhe ai do ta mbytë Dexhallin dhe atëherë do të shfaqen Jexhuxhët dhe Maxhuxhët në kohën e Isait (alejhi-selam).

Pas kësaj Allahu do t’i bëjë ata të vdesin dhe t’u japin fund atyre, dhe është shumë e mundshme dhe është ajo që kuptohet nga Kurani famëlartë dhe transmetimet rreth Dhul-Karnejnit se ata janë në drejtim të lindjes, drejt Kinës dhe zonave përreth saj.

Shpërndaje: