Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë më të mirë melaiket apo profetët?

Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792) 
Burimi: Sherh el-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 301-302
Fusnotat: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Njerëzit kanë folur rreth asaj nëse engjëjt janë më mirë se njerëzit e mirë.

Ehl-us-Sunneti i atribuohet mendimi se vetëm njerëzit e mirë dhe profetët janë më të mirë se engjëjt.

Mutezilitë mendojnë se engjëjt janë më të mirë.

Mbështetësit e Esharive kanë dy mendime: disa thonë se profetët dhe njerëzit e mirë janë më të mirë se melaiket, ndërsa të tjerët nuk deklarohen, pa u futur në çështje. Po ashtu është thënë se disa prej tyre mendojnë se engjëjt janë më të mirë. Ky mendim gjithashtu i atribuohet disa prej Ehl-us-Sunnetit dhe Sufive.

Shi’itët thonë se të gjithë imamët janë më të mirë se të gjithë engjëjt.

Njerëz të tjerë kanë ardhur me një tjetër detajim. Megjithatë, askush nga ata mendimi i të cilëve pranohet, nuk ka thënë se engjëjt janë më të mirë se disa profetë dhe jo më të mirë se të tjerët. Personalisht, unë kam qenë në mëdyshje lidhur me këtë çështje për shkak të përfundimit të saj të parëndësishëm dhe se ai është i afër me ato çështje që nuk i hyn në punë njeriut:

“Prej Islamit të mirë të një personi është që të qëndrojë larg nga ajo që nuk i përket atij.” [1]

Shejkhu [2] (rahimahullah) as nuk i qaset kësaj çështjeje as duke pohuar apo duke e mohuar, dhe ndoshta ai e bëri atë me qëllim. Imam Ebu Hanife (rahimehullah) gjithashtu nuk u deklarua në këtë çështje, e cila është përmendur në “Ma’al-ul-Fataua” [3]. Në të ka pyetje për të cilat Ebu Hanife kurrë nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë për të, dhe kjo është një nga pyetjet që ndodhen aty: a janë engjëjt më mirë se profetët?

Dhe ky qëndrim është i sakti. Ne jemi të obliguar të besojmë në engjëjt dhe profetët, pa qenë të detyruar të besojmë se cili prej tyre të dyve janë më të mirë. Sikur të ishte e detyrueshme për ta ditur, do të ishte bërë e qartë për ne. Allahu ka thënë:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ

”Sot përsosa për ju fenë tuaj.” 4

Gjithashtu Allahu thotë:

وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا

“Dhe Zoti yt nuk harron.” 5


1 Autentik (Sahih). Transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerët.

2 Imam Ebu Xhafer et-Tahavi el-Hanefi (rahimahullâh).

3 Imam Nasir-ud-Din es-Samarkandi el-Hanefi. Libri përfundoi në vitin 549 h.

4 5:3.

5 19:64.

 

Shpërndaje: