Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 115
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muslimanët besojnë në Mesiun (Isain ﷺ) e vërtetë që erdhi nga Allahu me udhëzim dhe fenë e vërtetë. Ai është rob i Allahut, i dërguar dhe fjala që Allahu vendosi në Merjemen e virgjër.
Nasarat (krishterët) besojnë në një Mesi që nxiti të tjerët që të adhurojnë atë dhe nënën e tij, dhe tha se ai është njëri prej trinisë, Allahu dhe i biri i Allahut. Nëse kjo figurë ka ekzistuar me të vërtetë, ai do të ishte vëllai i mesiut gënjeshtar (Dexhallit) sepse Dexhalli do të pretendojë se ai është Allahu. Prandaj nasarat me të vërtetë pasojnë këtë Dexhallin, në të njëjtën mënyrë sikurse jehudët janë duke e pritur ardhjen e tij. Ata pretendojnë se ata janë duke pritur profetin nga i cili kanë marrë profecitë. Pasi që ai (Muhammedi ﷺ) me të vërtetë kishte ardhur, shejtani ia ndërroi atyre besimin në atë ﷺ me besimin në pritjen e Dexhallit. Pra, kështu u shkon puna atyre që ia kthejnë shpinën të vërtetës. Atyre do ti jepet gënjeshtra në vend të saj.