Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jeta me një burrë të tillë

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (2/418-419)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Është një Selefike e cila është e martuar me një burrë që nuk është Selefi. Ai e ndalon atë që ajo të vesh Xhilbabin. Ai nuk dëshiron të kapet për metodologjinë Selefite. Ai nuk dëshiron që ta lëshojë mjekrën dhe ai dëshiron të jetojë në vend kufri. Çfarë është e këshilloni këtë motër?”

Përgjigje: ”Unë e këshilloj burrin e saj që të pendohet tek Allahu Azze ue Xhel, të kapet për fenë e vërtetë të Allahut dhe të urdhërojë gruan e tij që të kapet për fenë e vërtetë të Allahut, duke përfshirë akiden e vërtetë, drojën dhe veshjen mbuluese. Sepse ai është përgjegjës për të. Të mos e urdhërosh gruan që të mbulohet kjo sugjeron në ligësi dhe poshtërsi.

Një jetë e përhershme në vendin e kufrit sugjeronë se personi është i kënaqur me të qenurit i poshtëruar dhe i nënçmuar në të. Unë i këshilloj të gjithë myslimanët që të braktisin poshtërimin që ata përjetojnë në vendin e kufrit.

Nëse ky burrë vazhdon të devijojë dhe ta ndalojnë atë që të mbulohet, kështu që unë mendoj se ajo duhet ta braktis atë, dhe të liroj veten e saj me Khul dhe të kthehet në vendin e saj nëse ajo mundet. Ai ose duhet të pendohet në mënyrë që ajo të qëndron me të ose ai vazhdon të jetë i devijuar dhe ta ndalojë atë që të mbulohet. Në këtë rast unë mendoj se ajo me të drejtë duhet të kërkojë Khul prej tij.”

 

Shpërndaje: