Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jetëgjatësia e umetit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gash
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ky pyetës nga Franca thotë: Shkëlqesia juaj, o shejkh, cili është kuptimi i hadithit:

“Jetëgjatësia e umetit tim është midis 60 dhe 70 vjet.”

A është ky një hadith i vërtetë dhe a është thënie e të dërguarit ﷺ?

Përgjigje: Po, me sa duket ky është kuptimi i hadithit dhe ajo që unë di është se zinxhiri i tij i transmetimit është i saktë. Hadithi do të thotë se shumica e njerëzve vdesin midis 60-70 vjet, i tillë është rasti në shumicën e rasteve. Është e mundshme që personi të jetojë deri në 90 vjet, 100 vjet ose më shumë se kaq, por shumica e njerëzve jetojnë mes 60-70 vjet, i tillë është rasti në shumicën e rasteve.


Hadithi i plotë:

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregon se profeti ﷺ ka thënë:

“Jetëgjatësia e umetit tim është midis 60 dhe 70 vjet. Të paktë janë ata që jetojnë më gjatë se kaq.”

Transmeton Tirimidhi (3550), Ibn Maxheh (4236) hadithi është hasen (i mirë).

Shpërndaje: