Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur alad-Darb (59 A)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A u lejohet muslimanëve që të lejojnë nasarat (të krishterët) të ndërtojnë kishat e tyre dhe të shfaqin ritualet e tyre në vendet muslimane?
Përgjigje: Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Shumë njerëz mendojnë se dallimi në mes Islamit dhe feve tjera si feja nasrane (e krishtere) dhe hebreje, të cilat asocijohen me Mesiun Isa bin Merjemen dhe me Musa bin Imranin (salAllahu alejhim ue selem), mendojnë se është sikurse dallimi në mes të medhhebeve të ndryshme juridike të një feje. Ky është gabim. Të gjithë robërit janë robërit e Allahut (te ala). Ai është që i krijoi ata dhe i furnizoi ata. Tek Ai të gjithë do të kthehen në Ditën e Gjykimit. Është Ai (te ala) që i obligon robërit e Tij që ta adhurojnë Atë sipas fesë që Ai dëshiron. Ai e shfuqizon atë që dëshiron dhe e mbanë atë që do. Megjithatë, Allahu (subhanehu ue te ala) e bëri të qartë në librin e shenjtë të Tij të fuqishëm të cilin Ai ia shpalli Muhammedit ﷺ se kushdo që dëshiron fe tjetër përveç Islamit ajo do t’i refuzohet. Islami është libri që Allahu (te ala) e ligjësuar për robërit e Tij gjithmonë dhe kudo.
Gjatë thirrjes së Musait ﷺ Islami ishte feja e jehudëve. Gjatë thirrjes së Isait ﷺ Islami ishte feja e nasarave. Pasi që Muhammedi ﷺ është dërguar, është vetëm feja e tij që është Islami. Allahu (te ala) ka thënë:
وَأَرْسَلْنَاكَ لِلنَّاسِ رَسُولاً
”Dhe Ne të kemi dërguar ty (O Muhammed) të dërguar për gjithë njerëzimin.”1
تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ الْفُرْقَانَ عَلَى عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَالَمِينَ نَذِيرًا
“I Lartësuar me Madhështi është Ai i Cili zbriti ndarësin e së Vërtetës nga e pa vërteta (Kur’anin) te robi i Tij (Muhammedi), që të jetë këshillues për gjithë Aleminin (për njerëzit dhe xhinët).”2
Njerëzit dhe popujt përmenden në një kontekst të përgjithshëm dhe përfshihen të gjithë njerëzit. Profeti ﷺ madje është dërguar edhe tek të gjithë xhinët dhe njerëzit. Allahu (te ala) ka thënë:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ فَآمِنُواْ بِاللّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
“Thuaj (O Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju. Është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai e jep jetën dhe sjell vdekjen. Kështu pra, besojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij, profetin analfabet që e beson Allahun dhe fjalët e Tij, dhe ndiqeni atë në mënyrë që të jeni të udhëzuar.”3
Islami d.m.th është e vetmja fe që të gjithë njerëzit dhe xhinët kanë obligim ta marrin si fe, dhe kjo është feja me të cilën u dërgua Muhammedi ﷺ. Bazuar në këtë, është e ndaluar të kesh një tjetër fe.
Pra, nëse një jomusliman dëshiron të ndërtojë një vend adhurimi, si një kishë dhe diçka tjetër, në një vend musliman, kështu që kjo nuk është e lejuar. Ndërtimi i tillë do të thotë që një fe tjetër përveç fesë Islame mbizotëron në vendet islamike. Kjo nuk është e lejuar. Nuk lejohet bashkimi i dy feve në një vend. Lejohet që të jetë vetëm një fe dhe kjo është feja që Allahu i ka obliguar të gjithë robërit e Tij që ta kenë. Prandaj, është e ndaluar për udhëheqësit muslimanë që t’i lejojnë jomuslimanët, si të nasarat dhe jehudët, që të ndërtojnë vendet e tyre të adhurimit në vendet Islamike. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për kisha, sinagoga apo tempuj. E vetmja gjë që lejohet të ndërtohen janë xhamitë që janë shenjë dalluese e muslimanëve.
1 4:79.
2 25:1.
3 7:158.