“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Jo në të atyre që je i hidhëruar, e as në të atyre që devijuan!

Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)

Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/39-40)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

غَيرِ المَغضُوبِ عَلَيهِمْ وَلاَ الضَّالِّينَ

”…jo në të atyre që je i hidhëruar, e as në të atyre që devijuan!”1 

Profeti tha:

“Ata që janë goditur nga hidhërimi, sigurisht janë jehudët, dhe ata që kanë devijuar, me sigurisht janë nasarat (të krishterët).”

Transmetuar nga Ahmedi, Abd ibn Humejd, et-Tirmidhi (i cili ka thënë se hadithi është i mirë), Ibn Xherir, Ibn-ul-Mundhir, Ibn Ebi Hatim dhe Ibn Hibani në “es-Sahih” përmes Adi bin Hatim (radijAllahu anhu).

Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Hibani, el-Hakim (i cili e vërtetoi atë) dhe Tabarani e transmetoi atë përmes esh-Shurejdit i cili ka thënë:

“I dërguari i Allahut kaloi pranë meje ndërsa unë isha i mbështetur në dorën e majtë pas shpinës dhe më tha: “A je ulur sikurse ata që janë goditur nga hidhërimi (i Allahut)?”

Ibn Kethiri tha pasi përmendi hadithin e Adi bin Hatimit:

“Hadithi i Adit është transmetuar nga disa drejtime. Ai ka shumë transmetime që t’i përmendim ato.”

Është e detyrueshme të pranohet ky shpjegim profetik. Të gjithë Imamët e Selefit të cilët ishin komentues të Kuranit janë dakord mbi këtë.

Ibn Ebi Hatim ka thënë:

“Ne nuk e dimë që komentuesit e Kuranit të thonë diçka tjetër përveç se jehudët janë ata që janë goditur nga hidhërimi dhe nasarat (të krishterët) janë të devijuarit.”


1 1:7

Shpërndaje: