Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jomuslimanit nuk i bëhet davet duke ia treguar gjykimet e daljës nga feja!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (27/190)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: ”A është e lejuar për personin i cili e thërret një jomusliman në Islam që t’ia shpjegojë gjykimet e daljes nga feja?”

Përgjigje: ”Nuk është e lejueshme për të që t’ia tregojë gjykimet e daljes nga feja atij. Kjo e kundërshton davetin. Atij duhet t’ia përmendim për shembull shpërblimin që Islami e sjellë, dhe se muslimani i shpëton Xhehnemit dhe se Allahu e bën atë nga të devotshmit.

Që ai t’ia përmend atij gjykimet e daljes nga feja do të thotë se ne do të vrasim ty nëse ti del nga feja pasi je konvertuar në Islam. Kjo nuk lejohet sepse kjo frikëson njerëzit nga Islami.”

Shpërndaje: