Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ju keni parë se çfarë kanë bërë demonstratat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=13571

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A duhet të paralajmërojmë kundër atij që i lejon demonstratat apo kjo është një çështje ixhtihadi?

Përgjigje: “Demonstratat nuk janë të lejuara në asnjë rrethanë. Ju keni parë me sytë tuaj se çfarë kanë bërë demonstratat dhe çfarë kanë sjellur ato. Ato kanë shkatërruar shtete dhe kanë shkaktuar vrasje njerëzish edhe të pafajshëm. Ato kanë qenë shkaktarë të mbetjes së fëmijëve jetimë dhe grave të veja. Ato kanë qenë shkaktarë të shkatërrimit të shtëpive dhe vendbanimeve të tëra. Demonstratat nuk janë të lejuara.

Përmirësimi nuk bëhet përmes demonstratave. Përmirësimi arrihet përmes mënyrave të bazuara në Sheriat përmes të cilave arrihet deri tek përmirësimi i gjërave që duhet përmirësuar. Kjo arrihet përmes mësimit nga dijetarët dhe jo nga njerëzit e thjeshtë e nga injorantët.”

 

Shpërndaje: