“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Judaizmi dhe krishterimi u themeluan shumë kohë pas Ibrahimit dhe bijve të tij

Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim er-Rrazi (v. 327)

Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (1/404)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطَ كَانُواْ هُودًا أَوْ نَصَارَى قُلْ أَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللّهُ

”A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose nasara (të krishterë)? Thuaj: “A e dini ju më mirë apo Allahu?” 2:140

1327 – Isam bin Rauad na tregoi: Ademi na tregoi: Ebu Xhafer na tregoi, nga er-Rabi nga Ebul-Alijeh i cili ka thënë:

“Jehudët dhe nasarat (të krishterët) pohuan se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe pasardhësit e tyre ishin jehudi ose nasara. Ndërsa judaizmi u themelua shumë kohë pas tyre.”

Shpërndaje: