Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jusuf Kardavi është Eshari

Pyetësi: ”Disa njerëz e akuzojnë akiden e Az’harit. Çfarë është përgjigja juaj në lidhje me këtë?”

Jusuf Kardavi: ”Akideja e Az’harit?! E tëra?! Doni të thoni se, ata akuzojnë akiden Esh’arije? Nuk është vetem Az’hari Esh’ari, i tërë ummeti Islam është Esh’ari! Az’hari janë Esh’ari (në Egjipt), Zejtuna (në Tunizi) janë Esh’ari, Deobandi (në Indi) gjithashtu, Nedvedul-ulema (në Indi) janë Esh’ari dhe shkollat në Pakistan janë Esh’ari.

Dhe e gjithë bota islame është me akide Esh’arije. Selefitë janë një grup shumë i vogël,madje edhe në Saudi nuk janë të gjithë Selefij. Banorët e Hixhazit nuk janë si ata të Nexhdit dhe këta janë tjerë nga banorët e Sherkije dhe Xhizanit etj. Nësa flasim për nga shumica, atëherë shumica e ummetit janë në akide Esh’arije.

Shpërndaje: