Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ka jetë të vështirë në Pakistan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fataua alat-Tarik, fq. 842
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam nga Pakistani, i cili është zyrtarisht një vend Islamik dhe veç kësaj  është shumë i vështirë për të jetuar. A na lejohet të jetojmë dhe të edukojmë fëmijët tanë në një vend si Shtetet e Bashkuara duke pasur parasysh se ne bëjmë gjithçka për t’u dhënë atyre një edukim Islam? Ata shkojnë në shkolla amerikane ku mësojnë gjithçka që është e mundur. Çfarë më këshilloni nëse mund të fitoj shumë më tepër para dhe t’i bëjë dobi umetit shumë më tepër këtu sesa në Pakistan?

Përgjigje: Kthehu në vendin tuaj Islam. Regjistro fëmijët në shkollat Islame. Mos qëndro në Shtetet e Bashkuara. Davetin që e bën në Shtetet e Bashkuara mund ta bësh në Pakistan. Edhe pakistanezët kanë nevojë për davet. Të ardhurat që merr në Pakistan janë të mjaftueshme që ju të mund të jetoni atje në vend të të ardhurave të mëdha që keni në Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje: