Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: esh-Sherh el-Mumtez, fq. 70
Përgatiti: perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një person kishte për qëllim që ta prish abdesin e tij duke fjetur, por nuk e zuri gjumi. A i është prishur abdesi atij?”
Përgjigje: ”Gjumi nuk është i lidhur me qëllimin. Gjumi është i lidhur me prishjen e abdesit. Nëse ai ka ndërmend të fle dhe nuk e zë gjumi, ai është ende me abdes. Kjo nuk e prishë abdesin e tij. Gjendja e tij e pastër nuk ndryshon derisa ai të fle. E njëjta gjë vlen edhe për atë që ka për qëllim që të prish gjendjen e tij të pastër dhe nuk e bën këtë; abdesi i tij nuk është prishur.”