Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ka të tillë që përmes pyetjeve dëshirojnë të fusin përçarje në mesin e dijetarëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ka disa prej vëllezërve tanë Allahu i faltë, nëse ata kanë ndonjë paragjykim apo urrejtje ndaj dikujt prej kërkuesve të dijes apo dikujt prej ulemave, – vijnë dhe të pyesin ndonjë pyetje ndërsa në prapavijë kanë për qëllim ndonjë njeri të caktuar dhe pretendojnë se ti ke për qëllim atë që ata dëshirojnë!

Pastaj vijnë e të thonë: ”Ka thënë filani ndaj filanit këtë dhe atë.” Në realitet ti nuk di asgjë as për këtë dhe as për atë! Ti vetëm i përgjigjesh një pyetje. Ndërsa ata thonë se, ”jo, ti ke pasur për qëllim filanin (dikë të caktuar) apo pasuesit e dikujt në fjalë.”

U japin kahje që dëshirojnë audio-incizimeve (gjatë përkthimit), shkruajnë libra në lidhje me atë se, filani ka thanë ndaj dikujt të caktuar këtë dhe atë, apo se është përgjigjur në këtë formë. Kurse qëllimi i tyre me këto veprime është futja e përçarjeve, urrejtjes dhe armiqësisë në mesin e njerëzve dhe në mesin e kërkuesve të dijes!

Prandaj, ne paralajmërojmë kundër tyre dhe i lutemi Allahut që tu mbrojë ju nga kjo cilësi. Mos veproni sikurse ata. Ruajuni shumë dhe paralajmëroni sa të mundni kundër tyre.

Shpërndaje: