Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 76
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse një person ha syfyr kur muezini fillon të thërret ezanin, atëherë ai a duhet të nxjerr nga goja atë që ka apo të ha atë?
Përgjigje: Ai nuk duhet të nxjerr nga goja atë që ai ka në gojë. Megjithatë, ai nuk duhet të hajë asgjë pas kësaj. Përjashtimi i vetëm është uji. Ebu Daudi transmeton në Sunenin e tij nga Ebu Hurejra (radijAllahu anh) se profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse thirret ezani për namaz dhe dikush nga ju ka në dorë një gotë me ujë, ai duhet të pijë nga ajo atë që ai ka nevojë.”
Pra është në rregull që ai të pijë ndërsa muezini është duke e thirrur ezanin me kusht që ai të ketë ujin në dorë.