Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (81), min: 1:02:57
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-1-3-1439-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Megjithëse një person falet dhe agjëron, por ai vuan nga vesveset dhe ndonjëherë mund të dyshojë edhe në fenë. Çfarë duhet të bëjë ai?
Përgjigje: Ai duhet të kërkojë mbrojtje kundër shejtanit. Vesveset janë nga shejtani.
Së pari, ai duhet t’i injorojë vesveset, ai duhet t’i injorojë ato.
Së dyti, ai duhet të kërkojë mbrojtjen e Allahut kundër shejtanit. Ai nuk duhet t‘i kushtojë rëndësi vesveseve. Ai duhet t’i lë ato.