“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kaq i gjatë është një udhëtim

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/240-241)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai që ka për qëllim që të qëndrojë në një vend për një kohë të caktuar ose për një qëllim të caktuar, mbetet udhëtarë. Nuk ka asnjë argument në Kuran apo Sunnet, se sa kohë qëndrimi duhet të jetë në mënyrë që dispozitat e udhëtimit të ndërpriten. Prandaj dispozitat e udhëtimit mbeten. Prandaj, themi se ço gjë që një person e kufizon, ai ka vënë gjykimin e vet.

Nëse një person thotë se udhëtar konsiderohet ai që qëndron deri në katër ditë, ne pyesim se cili është argumenti për këtë?

Nëse një person thotë se udhëtar konsiderohet ai që qëndron deri në pesëmbëdhjetë ditë, gjë të cilën Ebu Hanife (rahimehullah) e mendon, ne pyesim se cili është argumenti për këtë?

Nëse një person thotë se udhëtar konsiderohet ai që qëndron deri nëntëmbëdhjetë ditë, gjë të cilën e tha Ibn Abasi (radijAllahu anhuma), sepse i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) e shkurtoi namazin gjatë nëntëmbëdhjetë ditëve të tij gjatë qëndrimit në Mekë, kur ai çliroi Meken, ne pyesim cili është argumenti për këtë? A planifikoi i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) që të qëndrojë aty për nëntëmbëdhjetë ditë apo kjo ishte e paplanifikuar? Sigurisht kjo ishte e paplanifikuar. Prandaj Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) thotë se kushdo që thotë se dispozitat e udhëtimit ndërpriten pas katër ditëve, ka gabuar, sepse nuk ka dëshmi, sepse i dërguari ka qëndruar më tepër se katër ditë dhe e ka shkurtuar namazin. Prandaj, ai vazhdon të jetë udhëtar. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرْضَى وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِن فَضْلِ اللَّهِ وَآخَرُونَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ

”Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e Allahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut.” 73:20

Është e njohur se personi që kërkon mirësinë e Allahut qëndron në një qytet një ditë, dy ditë, dhjetë ditë ose më shumë, në varësi të gjendjes së tij.

Ky është mendimi më peshues. I cili u zgjodh dhe u mbështetur nga Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (rahimehullah). Edhe Shejkhu ynë Abdurr- Rrahman es-Sa’di, Shejkh Abdullah bin Abdil-Latif dhe Shejh Muhammed Rashid Ridha e kanë këtë mendim. Shejh Abdul-Aziz bin Bazi ka thënë kur ai ishte në Medine, se ky mendim është i fortë dhe i bindshëm. Por më në fund ai mori mendimin e shumicës së Hanbelive. Në çdo rast, e vërteta ka më shumë të drejtë për t’u ndjekur. Ai që nuk ndihet rehat me këtë mendim, duhet ta di se çështja është e gjerë, dhe atij i lejohet të falë namazin e plotë. Askush nuk do të protestojnë kundër tij dhe ta pyet atë pse ai i fali namazet e plota.

Shpërndaje: