“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Karakteristikat e Muatilave

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I’tikad es-Sahih, fq. 46-47

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Ualijullah bin Abdirr-Rrahim ed-Dahlaui (v. 1176 – rahimehullah) ka thënë:

“Asnjë send nuk i ngjason Atij.”

Asnjë gjë nga krijesat nuk i ngjan Allahut, as në qenien e as në cilësitë  e Tij, pasi që ekzistenca e krijesave është e mundur, ndërsa ekzistenca e Allahut është e domosdoshme. Ali el-Kari citoi në “Sherh el-Fikh el-Ekber,” shpjegimin e el-Kunauit:

Nu’ajm bin Hamad el-Khuza’i, mësuesi i el-Buhharit, ka thënë:

“Ai që e ngjason Allahun me krijesat ka blasfemuar. Ai që mohon atë me të cilën Allahu e ka përshkruar Veten e Tij ka blasfemuar.”

Is’hak bin Rahojah ka thënë:

“Ai që e përshkruan Allahun me diçka dhe ngjason cilësitë e Tij me cilësitë e ndonjë krijese, ai nuk beson në Allahun e Plotfuqishëm.”

Ai gjithashtu ka thënë:

“Karakteristikat e Xhehm bin Safuanit dhe të pasusve të tij janë se ata në mënyrë të pasaktë i quajnë Ehl-us-Sunnetin “Mushebihah (e përshkruajn Allahu me krijesat). Por ata vetë janë janë Muatilah (mohues të cilësive të Allahut) !”

Për këtë arsye shumica prej imamëve të Selefit thanë:

“Karakteristikat e Xhehmive janë se ata i quajnë Ehl-us-Sunnetin “Mushebihah”.”

Sepse nuk ka njeri i cili mohon ndonjë nga emrat dhe cilësitë e Allahut, vetëm se ai e quan atë që i pohon ato “Mushebih”. Këtë e bëjnë edhe disa komentues të Kuranit si Abdul-Xhabari, ez-Zamakhshari dhe Mutezili të tjerë dhe Rafidah, të cilët i quajnë të gjithë ata që pohojnë ndonjë nga cilësitë e Allahut, siç pohojnë se Ai do të shihet në Ditën e Gjykimit, ata i quajnë “Mushebihah”. Kjo është e njohur gjerësisht nga shumica e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit se ata nuk e kanë për qëllim që cilësitë e Allahut të  mohohen, kur ata mohojnë përngjasimin.

Ata synojnë vetëm se Allahu (Subhaneh) nuk ngjajnë me krijesat, kur flasim për emrat e tij, cilësitë dhe veprat. “1


1 Sherh el-Fikh el-Ekber, fq. 24

Shpërndaje: