Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Karantina në Islam

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://twitter.com/dralfawzann/status/1239135214124793858

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nuk lejohet largimi nga vendi ku është përhapur një epidemi. As nuk lejohet të udhëtohet për tek ai vend. Kështu thotë hadithi. Pra nëse në një vend është përhapur epidemia nuk duhet të shkosh atje. Kthehu! Kur shpërtheu murtaja në Sham, Umeri (radijAllahu anhu) u kthye nga rruga për të mos shkuar atje, sepse i dërguari ﷺ tha në lidhje me murtajën:

“Nëse dëgjoni se në një vend ka rënë sëmundja e murtajës mos shkoni në atë vend dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.” 1

Ata që janë në atë vend nuk duhet ta braktisin atë. Ata duhet të qëndrojnë aty. Atyre nuk u lejohet të largohen sepse i dërguari ﷺ e ndaloi këtë. Ata duhet të qëndrojnë aty. Ndoshta urtësia prapa kësaj është që sëmundja të mos përhapet. Tani kjo quhet karantinë. Kjo e ka një bazë (në fe).


1 Bukhari (5729) dhe Muslimi (2218).

Shpërndaje: