Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Iskat-ul-Kalb el-Aui Jusuf bin Abdilah el-Kardavi, fq. 114-115
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Karadavi beson se është e nevojshme që gratë fetare muslimane të shkojnë në qendrat e votimeve për të votuar dhe për t’u kundërvyer grave laike që thuhet se e kontrollojnë botën e grave. Nevoja sociale dhe politike është më e madhe dhe më e rëndësishme se sa nevojat individuale që e lejojnë atë të del nga shtëpia.
Përgjigje: Unë nuk e di çfarë të them. Njeriu gati sa nuk vjell nga këto fjalë kundërmuese. Ti ke humbur dhe je shkatërruar. Ti i nxitë gratë e ndershme muslimane që të largohen nga shtëpitë e tyre për të mbështetur tagutin! Nga na kanë ardhur këto zgjedhje? Nga armiqtë e Islamit. I dërguari ﷺ kishte të drejtë kur tha:
”Ju do të pasoni rrugën e atyre që kanë jetuar para jush, sikurse radhët e shigjetave, po të kishin hyrë në zgavër të hardhucës edhe ju do të hynit.”
Reagimi ndaj këtyre fjalëve është më i mirë se sa adhurimi nafile, agjërimi nafile dhe namazi nafile. Ky është mashtrim i shejtanit! Unë nuk do të përmendi hadithin e të dërguarit të Allahut ﷺ, me qëllim që ai të vërtetoj këto fjalë budallaqe, por që t’ju paralajmëroj ndaj dijetarëve të këqinjë:
”Ajo që kam frikë më së shumti për umetin tim, është një hipokrit që di të flas.”
”Ajo që kam frikë për ju më së shumti janë udhëheqësit devijues.”
A i lejohet një muslimani që ta mbroj një person si ky?
Unë i thërras dijetarët e Ehl-us-Sunnetit që ti lexojnë librat e këtij njeriu të prishur që pastaj t’i refuzojnë ato. Unë u bëj thirrje dijetarëve tanë të shkëlqyer, të cilët i duam për hirë të Allahut, që ta refuzojnë atë. Këta dijetarë i përkasin Ensarëve të dërguarit të Allahut ﷺ. Shembuj të tyre janë babai dhe shejkhu Abdul-Aziz bin Baz, shejkh Muhammed Nasir-ud- Din el-Albani, Shejkh Rabi [el- Medkhali] dhe Shejkh Salih el-Feuzan. Shejkh Feuzani e ka bërë këtë. Allahu e shpërbleftë atë me shumë të mira. Ai e ka refuzuar librin e Kardavit ”el-Hallall uel-Haram – Hallalli dhe Harami”.