Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Keqkuptimi në lidhje me bashkimin e thembrave në namaz

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (68 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje:A duhet që të bashkohen këmbët mes namazlinjëve pa lënë hapsirë në saf, apo mjafton vetëm që të jetë të baraz njëra me tjetrën?.

Përgjigje: Kur sahabët (radhijAllahu anhum) faleshin, thembrat dhe shpatullat e tyre ishin të ngjitura për dy arsye:

1 – Që safat të jenë të drejta.

2 – Që hapësirat të mbylleshin.

Lidhja e thembrave nuk është qëllim në vetvete por një mjet për një qëllim që janë safat e drejtë dhe kompakt. Përmes kësaj sqarohet kotësia e veprimeve të disa njerëzve kur ata hapin këmbët e tyre për t’i bashkuar thembrat me thembrat e të tjerëve. Sahabët nuk i hapën këmbët e tyre për ti bashkuar thembrat. Në vend të kësaj, ata ishin aq kompakt sa që thembrat e tyre preknin njëra-tjetrën. Ka njerëz që nuk janë të kujdesshëm kur donë të kuptojnë kuptimin e teksteve. Pos kësaj është e pamundur që këmbët të jenë të hapura ndërsa trupat e sipërm janë të ndara nga njëri-tjetri. Është e pamundur. Askush nuk thotë kështu.

Shpërndaje: