Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Keqtrajtimi në Damaxh

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: Damaxh-Xha’aluha Shu’lah min Nar ba’d an kanat Shu’lah min Nur, fq. 15-16

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

O Allah! Dëshmo se ne kemi kumtuar. Ne nuk duam që gabimi të përsëritet. Ata e kanë bërë Damaxhin zjarr pasi që ishte dritë. Drita është e qetë dhe e bukur. Zjarri djeg. Damaxhi e kishte zakon të ishte dritë. Ata e kanë ndryshuar atë në një zjarr. Ata thonë:

“Qartëso pozicionin tuaj. Me kë je?”

Ajo sugjeron kjo një mendje të shëndoshë? Sqaro pozicionin tuaj? Ata mund të vijnë në orët e mëvonshme të natës dhe të trokasin në derën tuaj dhe të thonë:

“Qartëso pozicionin tuaj. Me kë je ti? A je me Shejkh Jahjan apo Meshajikhët e sëmurë?”

Nëse ai thotë se ai është me Meshajikhët ata e dëbojnë atë. Njeriu e braktis shtëpinë e tij duke qarë ashtu sikurse ata tani po i braktisin shtëpitë e tyre duke qarë. Do të shpërblehesh për atë që ke vepruar. Betohem në Allahun se ky nuk është intelekt i shëndoshë. Sqaroje pozicionin tuaj? A do ti’a thuash këtë një person të gjorë dhe një studenti? Ti as nuk duhet të urdhërosh një dijetar që të qartësojë pozicionin e tij. Respektoje atë. Në qoftë se ai është dijetarë dhe ka një mendim tjetër ti duhet ta respektosh atë. Tani ne flasim për një student. Pastaj ti dëshiron që ai të bëhet një dijetar dhe myfti …

Shpërndaje: