Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (7/1/377)
Përktheu: Valdet Gashi
3137 – Profeti ﷺ e kishte zakon të lutej:
اللَّهُمَّ إنِّي أّعُوذُ بِكَ مِنْ جَارِ السُّوءِ، وَمِنْ زَوْجٍ تُشَيِّبُنِي قَبْلَ المَشِيبِ، وَمِنْ وَلَدٍ يَكُونُ عَليَّ رَبّاً، وَمِنْ مَالٍ يَكُونُ عَلَيَّ عَذَابَاً، وَمِنْ خَلِيْلٍ مَاكِرٍ عَيْنُهُ تَرَانِي، وَقَلْبُهُ يَرْعَانِي؛ إِنْ رَأَى حَسَنَةً دَفَنَهَا، وَإِذَا رَأَى سَيِّئَةً أَذَاعَهَا
“O Allah! Unë të kërkoj që të më mbrosh nga fqinjët e këqij, nga një grua që shkakton që flokët e mia të thinjen para kohe, nga një fëmijë që bëhet zotëria im, nga një pasuri që është dënim për mua, nga një shok dinak, sytë e të cilit më shohin dhe zemra e të cilit më vëzhgon; kur ai sheh një vepër të mirë ai e varrosë atë dhe kur ai e sheh një vepër të keqe, ai e përhap atë.”
Transmetohet nga Tabarani në “ed-Du’a” (1/1425/1339): Abdullah bin Ahmed bin Hanbeli na tregoi: el-Hasan bin Hammad el-Hadhrami na tregoi: Ebu Khailid el-Ahmari na tregoi, nga Muhammed bin Axhlani, nga Sa’id el-Makbari, nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu), nga profeti ﷺ.
Zinxhiri i transmetimit është i mirë. Të gjithë transmetuesit e tij janë përmendur në “et-Tahdhib”. Sikur të mos ishte për mospajtimin e njohur rreth Ibn Axhlanit, do të thosha se është autentik.