Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kërkimi i xhamive ku lexohet Kurani bukur

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është shfaqur një dukuri e re e cila është të shkuarit në xhami të largëta për të falur teravit vetëm për shkak se imamët lexojnë bukur. Çfarë thoni ju në lidhje me këtë dukuri?

Përgjigje: Imami duhet ta zbukurojë zërin e tij kur lexon Kuran dhe ta lexojë atë në mënyrë të saktë duke shpresuar shpërblimin e Allahut dhe jo për hir të famës. Ai duhet ta lexoj Kuranin i përqendruar dhe i fokusuar në mënyrë që ai dhe ata që e dëgjojnë atë të përfitojë nga leximi i tij.

Çdo bashkësi duhet t’i mbushë xhamitë e tyre me ibadet ndaj Allahut dhe me namaz. Nuk është me vend të udhëtuarit për në xhami të ndryshme dhe të humburit kohën duke kërkuar zërat e imamëve të ndryshëm. Është shumë e rrezikshme për gruan që të shkojë larg nga shtëpia. Kjo vlen veçanërisht për gratë. Është shumë rrezik për gruan që ajo të shkojë larg shtëpisë. Gruaja duhet të falet në shtëpi. Nëse ajo dëshiron të falet në xhami, ajo falet në xhamin më të afërt në mënyrë që rreziku të jenë minimal.

Kjo dukuri nuk është e pëlqyer. Kjo do të thotë se xhamitë e tjera të braktisen. Kjo gjithashtu shpie në syefaqësi. Kjo gjithashtu përbën teprim

Shpërndaje: