“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla e detyrueshme para martesës

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: “Silsiletul-Huda uen-Nur” (278)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pasi i kishte përfunduar periudha e pritjes Fatime bint Kajsit radijAllahu anha, ajo shkoi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i tregojë atij se, Ebu Xhehmi dhe Mu’auijeh bin Ebi Sufjan e kishin kërkuar atë për martesë. Ajo i përmendi emrat e tyre tek Profeti salAllahu alejhi ue selem në mënyrë që ta dijë se çfarë ai ka për të thënë rreth tyre. Çfarë tha Profeti salAllahu alejhi ue selem? Ai nuk tha atë çfarë thonë disa: “Ka mirësi në të gjithë njerëzit.” Por, ai përmendi për secilin prej tyre nga një mangësi. Ai tha:

أما أبو جهم فلا يضع عصاه عن عاتقه وأما معاوية فصعلوك لا مال له

“Sa për Ebu Xhehmin ai nuk heq shkopin nga dora, ndërsa Muaviu është varfër e nuk ka pasuri.”

Se ai “nuk heq shkopin nga dora”, mund të shpjegohet në dy mënyra. E para është se ai rrah gratë shumë. Ndërsa e dyta është se ai udhëton shumë. Arabët e kishin zakon të udhëtonin me shkop mbi supe. Sidoqoftë në dy rastet, të dyja karakteristikat janë mangësi në burrin nga të cilat gruaja nuk i pëlqen. Kështu Profeti salAllahu alejhi ue selem e përshkroi Ebu Xhehmin në mënyrë jo të mirë.

Lidhur me Muaviun, ai e përshkroi atë si të varfër dhe pa pasuri. Në këtë mënyrë gruaja nuk e dëshiroi as njërin dhe as tjetrin.

Qëllimi i tërë kësaj është se Profeti salAllahu alejhi ue selem i përgojoi që të dy. Por ky përgojim është i detyrueshëm për të mirën e gruas. Prandaj, ne duhet të kuptojmë gabimin e disa njerëzve që këshillojnë ata që kërkojnë prej tyre këshilla. Shembull i kësaj është një burrë që dëshiron të kërkojë fejesën e një femre. Kur ai shkon tek fqinji i saj për të pyetur në lidhje me të, ai i përgjigjet me të njëjtën përgjigje: “Ka mirësi në të gjithë njerëzit.”

Ai i përgjigjet në këtë mënyrë, edhe pse ai e di se ajo ka mangësi si në të shikuarit në atë që nuk i lejohet, apo del jashtë shtëpisë pa nevojë etj., gjë e cila e bën atë të mos jetë e përshtatshme për një burrë mysliman të mirë.

Apo se ajo nuk e fal namazin, vishet keq kur ajo del nga shtëpia, punon dhe kështu me radhë. Për çfarë arsye nuk e këshillon atë? Ai ka frikë nga përgojimi! E gjithë kjo duhet t’i qartësohet personit i cili dëshiron të kërkojë fejesën e një gruaje dhe kërkon këshilla nga ai.”

Shpërndaje: