“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla e Imam Feuzanit për vëllezërit tanë në Jemen – në lidhje me luftën në Demaxh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: https://rapidshare.com/files/3246842790/Jemen.mp3

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka i këshillon vëllezërit tanë Jemenas Ehlus-Sunneh të cilët po sulmohen nga Hauathijjet (Shiat)?

Përgjigje: Së pari, ata duhet t’i mbështeten Allahut, ta adhurojnë Atë sa më shumë dhe ta mbrojnë veten e tyre, pasardhësit e tyre dhe pronat e tyre aq sa të munden.

Jemenasve, i ka ndodhë kjo vetëm sepse ata janë të dobët dhe të përçarë. Sikur të ishin të bashkuar, askush nuk do të kishte mundësi të përzihet në mes të tyre. Kur ata u përçanë, u bën një shujtë e lehtë për armikun dhe, po ju ndodhë ajo që po ju ndodhë.

I këshilloj ata të kenë durim dhe të përdorin të gjitha mënyrat për këtë; të bashkohen, e të mos përçahen.

وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُوا

”Dhe mos u grindni ndërmjet jush sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm. 8:46

Dhe thotë Allahu:

وَلاَ تَكُونُواْ كَالَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَاخْتَلَفُواْ

“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë…” 3:105

Pra, ata janë të detyruar që të jenë të bashkuar. Ndarjet dhe përçarjet po i dëmtojnë myslimanët. Ata janë të detyruar të bashkohen në një grup të vetëm, të praktikojnë Kur’anin dhe Sunnetin, dhe të qëndrojnë së bashku kundër të gjithë të tjerëve. Myslimanët janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Shpërndaje: