Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla nga libri el-Istikameh

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Libri el-Istikameh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Kur është pyetur el-Kasim bin Muhammed në lidhje me muzikën është përgjigjur:
 
O biri i vëllait tim, mendoje atë moment kur Allahu në Ditën e Gjykimit do të ndaj të mirën nga e kota;si mendon ti, në cilën anë do të jetë muzika?
 
Ai iu përgjigj: Në të kotën.
 
Kurse ai ja ktheu: Çfarë sjellë e kota veçse humbjes?
 
Muzika mbjell hipokrizinë në zemër, ashtu siç uji mbinë të mbjellurat.
 
Allahu thotë në Kuran:
 
“Me të vërtetë namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të ligat.’’ (29:45).
 
Kjo është diçka shumë reale dhe e ngjarë. Sepse tek njeriu i mirëfilltë namazi ndikon tek ai  që të mos veproj vepra të shëmtuara dhe të liga. Kurse ata që dëgjojnë këngë të ndryshme, ndjejnë se vetja e tyre po ecën drejt kufijve të veprave të shëmtuara dhe të liga. Atëherë kur meshkujt përzihen me femra, gjendja është e njëjtë sikur zjarrit t’i hedhësh dru. Mirësia dhe bukuria, vijnë si rezultat i veprave të mira të zemrës, dhe shenjat e tyre paraqiten në fytyrën e njeriut. Edhe shëmtimi dhe të varurit nga veprat e liga, që vijnë si rezultat i veprave të këqija të zemrës, dhe shenjat e tyre paraqiten në fytyrën e njeriut. Shenjat në fytyrë, zënë vendin e tyre edhe më fortë, atëherë kur veprat e njeriut të janë sa më të mira gjegjësisht sa më të liga. Sa më shumë që të shtohen veprat e mira dhe devotshmëria, shenjat e mirësisë dhe bukurisë shtohen. Dhe në të kundërtën, shenjat e shëmtuara dhe të varurit nga e liga shtohen. Sa njerëz nuk janë aq të pashëm, por nga veprat e mira i shtohet bukuria dhe shkëlqimi të cilat shfaqen në pamjen e tij. Kjo gjë duket edhe më qartë, – tek ata që mëkatojnë haptazi – në vitet e fundit të jetës e kur vdekja u afrohet. Për këtë arsye, fytyrat e pasuesve të Sunnetit që janë adhurues të përpiktë, sa më shumë shtyhen në moshë, aq më shumë fytyra u shndritë dhe janë më të bukur. Derisa dikush arrin në kufirin saqë duket më i bukur dhe më i mirë në moshë të shtyrë sesa kur ka qenë fëmijë. Kurse disidentët dhe mëkatarët, sa më shumë që të shtyhen në moshë, u shtohet shëmtimi dhe ligësia në fytyrë, saqë të mos mund t’i shohësh kur e krahason pamjen e tyre të bukur të rinisë me të tashmen. Kur kemi të bëjmë me bukurinë në theks të veçantë, atëherë themi se: Allahu është i Mirë dhe e do të mirën. Kjo ka të bëj me moralin dhe diturinë. Kurse besimi dhe devotshmëria janë më madhështore sesa bukuria e krijuar e cila reflektohet në pamje të parë.
 
E njëjta gjë vlen edhe kur kemi të bëjmë me petkun. Petku i devotshmërisë, është më madhështorë dhe më me vlerë. Dhe se Allahu i Lartësuar, e do bukurinë që shfaqet nga petku i devotshmërisë kundrejt bukurisë që shfaqë petku i mëkatit. Praktikisht nga kjo kuptojmë, se Allahu e do bukurinë që vjen si shkak i moralit të mirë kundrejt bukurisë që shfaqet nga bukuria e krijuar (fizionomike).
 
E njëjta gjë mund të thuhet edhe tek bukuria e mashkullit apo e femrës. Nëse ndonjëri prej tyre do të ishte i pamoralshëm apo mëkatarë, ose jobesimtarë i hapur, apo dyfytyrësh; – do të ishte urrejtja dhe neveritja ndaj moralit apo fesë së tij në proporcion të bukurisë fizionomike që ka ai. Ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në lidhje me dyfytyrëshat:
 
“E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin.’’ (63:4)
 
Në një ajet tjetër Allahu thotë:
 
“Ka nga ata njerëz fjala e të cilit të mahnit ty.’’ (2:204)
 
Këtyre njerëzve ju pëlqen pamja e tyre e cila duket me sy, njashtu fjalët sipërfaqësore të cilat janë të mira për veshin e njeriut. Por, realiteti i moralit të tyre i ka përulur, sepse moralin e kanë ndërtuar nga gjërat më të urryera dhe më neveritëse, andaj nuk përfitojnë asnjë nga fjalët dhe veprat e tyre. Ai i cili dashurohet si pasojë e mungesës së arsyes dhe dijes, e si pasojë e prishjes në fe apo mosinteresimit ndaj fesë dhe marrjes me punë të dynjallëkut; veprat e tij i duken më të mirat në fushat përkatëse. Shembulli më i mirë për këtë është ajo që dihet nga tregimet e popujve të mëhershëm – gjendja e tyre, por edhe nga ngjarjet e njerëzve të ndryshëm, – e që mjaftojnë si argument, pa pasur nevojë të përmendim ndonjë shembull të veçantë. Kush e ka provuar një gjë të tillë, apo e ka parë nga afër, ka mësuar mjaftueshëm. Kurrë nuk mund të gjesh këtë dashuri, veçse dëmi i saj është më i madh sesa dobia. Mos harro se kënaqësia dhe hareja, janë gjëra të patjetërsueshme. Por jo vetëm kaq, sepse ato janë qëllime të çdo krijese të gjallë. Nëse kënaqësia është diçka e patjetërsueshme në vetvete, atëherë bëhet edhe më e ithët atëherë kur nuk mund ta arrish atë, apo nëse ajo kënaqësi, të ndërprenë ndonjë kënaqësi tjetër të rangut të saj apo edhe më të mirë. Kënaqësia që duhet të përvetësohet është ajo e cila në prapavijë ka kënaqësinë e përhershme, e ajo është kënaqësia e botës tjetër, e cila është e përhershme dhe madhështore e mahnitëse. Nuk ka mundësi që robi të jetë i durueshëm, nëse nuk ka arsye për t’u bindur në një gjë të tillë, nëse nuk është i kënaqur, apo nëse nuk ushqehet me të; e kjo është bindja se durimi është zgjidhja më e mirë.

Shpërndaje: